Debati me hulumtuesit shkencor organizuar nga MAS dhe AKKSHI

October 17th, 2016

Debati me hulumtuesit shkencor organizuar nga MAS dhe AKKSHI

Debati me hulumtuesit shkencor organizuar nga MAS dhe AKKSHI

Ministria e Arsimi dhe Sportit ne bashkëpunim me Agjencisë Kombëtare për Kërkimin Shkencor e Inovacionin realizuan takime tematike me hulumtuesit shkencor ne vend  sipas përcaktimeve të fushave të kërkimit shkencor në bazë të Manualit Frascati të OECD-së. Universitetit Epoka ishte i ftuar në të gjitha takimet mirëpo bazuar në përcaktimin e fushave, Udhëheqësja e Zyrës për Hulumtime dhe projekte Z. Diturije Ismaili  përfaqësoi Universitetin Epoka vetë në dy takime thëlbësore bazuar në fushat e studimit qe Universiteti Epoka ofron.

Gjatë këtyure takimeve përfaqësuesit e institucioneve paraqitën rekomandime, sugjerime apo ide të ndryshme nga këndvështrimi i tyre si kërkues shkencorë lidhur me dy çështje kryesore:

1)     Reformimimin e sistemit institucional të kërkimit shkencor në Republikën e Shqipërisë dhe

2)     Strategjinë e Kërkimit Shkencor , Teknologjisë e Inovacionit 2017-2022

Bazuar në çështjet e sipërpërmendura hulumtuesit u përgjigjen se cfarë ndryshimesh apo përmirësimesh mendonin se duhen bërë në skemën aktuale institucionale të kërkimit shkencor në Republikën e  Shqipërisë, duke patur parasysh organizimin e saj actual ,mangësitë e dobësitë  e vërejtura deri tani dhe modelet e sistemit të kërkimit shkencor në vendet të suksesshme në madhësinë e Shqipërisë. 

Dhe theksi i dytë u vendos në  prioritetet, objektivat strategjike dhe aktivitete në Planin e Veprimit që duhet të përfshihen në Strategjinë Kombëtare për Kërkimin Shkencor, Teknologjinë e Inovacionin 2017-2022, duke patur parasysh:

  •    Strategjinë për Kërkimin Shkencor, Teknologjinë e Inovacionin 2009-2015
  •    Parimet e Zonës Europiane të Kërkimit Shkencor- ER
  •    Prioritetet e zhvillimit strategjik të përcaktuar në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim e  Integrim 2015-2022

Të gjitha komentet dhe vërejtjet   të do të përmblidhen në një document të vetëm dhe do të bëhen publike në webfaqen e Minsitris dhe do të ju prezantohen grupeve të punës të ngritura pranë Minsitrisë.